Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidaturën e Zef Hilës për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Vaut të Dejës.
Në një takim me banorë të zonës Berisha u shpreh se zgjedhjet lokale janë më të rëndësishmet që nga viti 1992, pasi sipas tij në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.
Pjesë nga fjala e Berishës: “Të dashur banorë të bashkisë së Vaut të Dejës, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinjë!
Përshëndetjet më të përzemërta për ju sot në këtë sallë, dhe banorëve të kësaj bashkie, kudo që ndodhen në territorin e saj, Shkodër, Shqipëri, emigracion e kudo që janë.
I dashur z. Zef Hila, deputeti i kësaj zone dhe kandidati për qytetar të parë të bashkisë së Vaut të Dejës, kryetari i ardhshëm i kësaj bashkie, i zgjedhur me votën tuaj.
Unë kam dekada bashkëpunimi me Zef Hilën dhe ajo ç’ka mund të ju them ju, ka qenë dhe është gjithnjë një drejtues, udhëheqës, menaxher, i suksesit, eficent, mbi të gjitha Zef Hila është njeriu që ju do ju, njeriu që zemra, shpirti ju rrah për ju. Njeri që e ndjen veten njërin prej jush dhe të detyruar pafundësisht ndaj jush.
Në këtë kontekst dorëzimi që ai i bën mandatit të deputetit për të ardhur, qëndruar dhe bashkëpunuar me ju, çdo ditë, çdo javë për të rikthyer bashkinë e Vaut të Dejës në shtëpinë tuaj të parë është një akt të cilin kam bindje, se çdo njëri prej jush dhe banorët e kësaj bashkie e vlerësojnë dhe meriton vlerësim të madh.”
Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe rrokullisjen më të madhe. Shqiptarët sot përballen çdo ditë me varfërinë në rritje, me pasigurinë në rritje, me zhgënjim e dëshpërim.
14 maji po vjen, një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme, zgjedhjet më të rëndësishme që nga 1992.
Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë. Do votojmë për pluralizmin, nuk do harrojmë se kombet kanë pasur në histori nga fatkeqësitë më të mëdha”