Zgjedhjet lokale/ Celibashi: 21 parti kanë kërkuar regjistrimin, ja kur do të shpërndahen fondet

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka treguar se deri më tani 21 parti politike kanë paraqitur kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj.

“Janë 21 bashki të cilat nuk kanë sjellë asnjë informacion mbi njoftimin e zgjedhësve në KQZ edhe pse ua kemi kërkuar vazhdimisht. Në lidhje me kërkesat e partive politike, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar 21 parti politike” – tha Celibashi.

Për sa i takon shpërndarjes së fondeve për partitë politike, Celibashi bëri me dije se do të bëhet pas datës 31 mars.

“Nuk ka asnjë lidhje me çështjen e lidershipit të PD, do bëjmë shpërndarjen e fondeve pas datës 31 mars që është data e fundit kur partitë politike duhet të sjellin raportin e tyre financiar për vitin 2022”– shtoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *