Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur në takimin e grupit të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ku deputetja Grida Duma tha para hyrjes se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit.
Duma bëri thirrje që PD-ja të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.
“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.