Zgjedhjet lokale/ Erion Braçe voton në Tiranë, ja mesazhi

Socialisti Erion Braçe hodhi votën e tij mëngjesin e sotëm. Pas daljes nga qendra e votimit, Braçe u shpreh se do ndodhë ajo që është e shkruar.

“Çfarë ka qenë e shkuar është e shkuar, dhe duhet të mbarojë njëherë e mirë sot”, u shpreh shkurtimisht Braçe.

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *