Zgjedhjet lokale/ Gjiknuri konfirmon kandidaturën e parë për PS-në

Teksa zgjedhjet lokale po afrohen, PS ka komnfirmuar kandidaturën e parë. Sekretar i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri e ka ngjitur së fundi në nivelet më të larta punën me strukturat pas një periudhe disa mujore  qetësie.

Gjatë fundjavës ka zhvilluar takime të shumta në bashkitë e qarkut Elbasan, ka dhënë direktivat në prag të çeljes fushatës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie që do konkurojnë në zgjedhjet vendore që janë parashikuar të mbahen në Pranverën e ardhshme.

Gjiknuri ka vlerësuar punën e të gjithë kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, por ai ka deklaruar se jo të gjithë ata që janë në detyrë do rikandidojë në këto zgjedhje. I pari ndër shtatë kryebashkiakët aktualë që thuajse e ka të sigurt deri tani rikandidimin  është Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Deklarata e Gjiknurit për rikonfirmimin e Andis Sallës si kandidat e PS në zgjedhjet e radhës vjen pasi ai u vlerësua me superlativa pak javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit vendor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *