Grupimi i Alibeajt ka dorëzuar ditën e sotme emrat për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve.
Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike.
Anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.