Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që punimet e Kuvendit do të vijojnë deri më datë 27 prill. Kjo për shkak të fushatës elektorale, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Ndërkohë fushata elektorale për të gjithë kandidatët në 61 bashkitë e vendit do të jetë një muaj.
Aktualisht janë dorëzuar në KQZ kandidatët nga forcat politike. Kandidatët e dalë nga Rithemelimi i Berishës, do të kandidojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Alibeaj, i njohur nga KQZ si kryetar i komanduar i PD, do të dalë me kandidatë të tjerë në bashkitë e vendit.