Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur proccedurat për përgatitjen e zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë mbledhjes KQZ miratoi pikën e ndarjes së komisionerëve për Zgjedhjet Lokale.
Dy komisionerë Partia Socialiste, dy Partia Demokratike zyrtare, e cila drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, një Partia e Lirisë dhe një Partia Socialdemokrate e cila drejtohet nga Tom Doshi – kjo ishte ndarja e komisionerëve.
Kjo është hera e parë që Doshi do të ketë një komisioner, që nga momenti që mori drejtimin e PSD-së.
KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë dhe i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së.