Këtë të mërkurë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ shqyrtoi dy kërkesa ankimore të bëra njëra nga Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe tjetra nga Partinë Aleanca Progresiste LZHK. Ato kundërshtonin rezultatin e nxjerrë nga KZAZ-ja për Këshillin Bashkiak duke kërkuar hapjen e kutive dhe rinuëmrimin e votave. KAS i pranoi provat dhe vendosi të hapë kutitë. Ajo që doli ishte mjaft interesante.
Në kutinë e parë, Partia Republikane kishte dalë me zero vota, por u gjetën 64 vota të vlefshme. Ndërsa PDIU që kishte marrë 64 vota nga KZAZ, nuk iu gjet asnjë e vlefshme.
Në kutinë e dytë, PD nga 3 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën vetëm 2 vota të vlefshme, FRD nga 7 vota iu gjetën vetëm 3 vota, ALD-së nga 51 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën 52 vota, PSD-së nga 83 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën 82 vota.
Në kutinë e tretë nga 21 vota të pavlefshme të miratuara nga KZAZ, u gjetën 22 të tilla ndërsa PSD-ja që kishte dalë me 190 vota iu gjetën vetëm 118 vota.
Në kutinë e katërt nuk kishte ndryshime ndërsa në kutinë e pestë, PSD-ja që kishte marrë 15 vota iu gjetën vetëm 14, PD-së nga 70 vota iu gjetën 71 vota.