Kandidatja për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, nën logon e PDIU, Lajla Përnaska ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet pranë familjes në disa momente të lumtura.
Vetëm një javë përpara procesit të votimit, Përnaska ka ndarë pamjet të cilat i shoqëron duke thënë se në familjen Përnaska ka aheng.
Sakaq, nuk ka munguar as thirrja për zgjedhësit në postim, duke u kërkuar këtyre të fundit që të votojnë numrin 3 në fletën e votimit.