Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Durrësit, nga ku ka akuzuar qeverinë për mos emancipimin e Durrësit.
Ai bëri thirrje për të votuar kandidatin e dalë nga primaret e Berishës, Igli Cara. Meta u shpreh se nëse qytetarët e Durrësit votojnë opozitën e bashkuar, qyteti do të kthehej në 2005-n, periudhë që ish presidenti e sheh si të suksesshme.
“Fondet e Durrësit janë të gjithë të vjedhura.
Erdhi momenti të ndëshkojmë rilindjen me votë. I morën të gjitha i kishin në dorë. Votën e marrin pastaj nuk japin llogari pastaj as nuk pyesin. Ja dhe fëmijët bërtasin Rama ik, u ka ardhur në majë të hundës të gjithëve. Asnjë palë zgjedhje nuk ka fituar ai. Prandaj ka tmerr të madh nga zgjedhjet që po vijnë ky. Ne si PL kemi Durrësin prioritet të rëndësishëm se është qendër e rëndësishme. 20 vjet të njëjtat histori keni dëgjuar, beton aty beton këtu.
Tani ka mbetur të ngremë pallate mbi pallate. Jam i sigurt që me votën tuaj, Durrësi do jetë si i 2005-s.”- tha Meta.