Zgjedhjet lokale/ Prokurori i Përgjithshëm ngre strukturën e përkohshme

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka ngritur strukturën e përkohshme për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Çela ka kërkuar nga drejtuesit e prokurorive të rretheve gjyqësore, të marrin masa për organizimin e prokurorive duke filluar me datë 14 prill 2023 që sipas ligjit fillon fushata zgjedhore deri me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ-ja.

“Drejtuesit e prokurorive dhe prokurorët duhet të vlerësojnë dhe trajtojnë me prioritet dhe në afate optimale, çdo referim dhe/ose kallëzim për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve ose të çdo vepre tjetër penale që dëmton procesin zgjedhor, për kryerjen e hetimeve proaktive, dhe/ose përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit sipas ligjit, si dhe rritjen e intensitetit të hetimeve për këto grupvepra penale”, thuhet në dokument.

Një detyrë e rëndësishme është edhe bashkëpunimi me institucionet: “Ndërkohë, struktura përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtuesit e prokurorive e prokurori për marrëdhëniet me publikun ne secilën prokurori, marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar dhe shkëmbyer informacione dhe dërgimin Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *