Zgjedhjet lokale/ Rama në Peqin për prezantimin e kandidatit të ri

Kryeministri Edi Rama nga Peqini ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, Bukurosh Maçi.

“Kalë më të mirë se ky nuk gjeni, nuk e kemi marrë për bukurosh”, tha ai për kandidatin e tij duke mos përmendur asnjë premtim për qytetarët e Peqinit nëse PS del me fitore në këtë bashki.

“Ja ku është Saimir këtu i cili ka qenë për një kohë në krye të bashkisë. Nuk janë bërë të gjitha gjërat, ka shumë për të bërë. Peqinasit duhet ta bëjnë këtë vetëm me ata që dinë. Me bukuroshin që nuk e kemi sjellë për bukurosh, por për punë. Do ti japim mbështetje nëpër projektet e tij. Jemi në një moment kthese të re ekonomike, rritjen e pagave ku infermierët, mësuesit sapo kanë filluar t’i marrin. Do të rriten në vazhdimësi, paga mesatare do të arrijë deri në 900 euro. Paga minimale do rritet deri në 450 mijë dhe do vazhdojmë deri sa të bëhet 600. Më 14 maj i them qytetarëve të mendohen mirë, do shkojnë në kuti të votimit jo për bërë tifozllik kundër Elbasanit, nuk është ndeshje futbolli, nuk do shkohet për të nxjerrë kunjën e fanesëllës por kë do merrni në punë. Po shkoni në Pazar për të blerë kalin më të mirë për të tërhequr karrocën, edhe kandidatët nuk do i shihni nga boja por nga fuqia për të bërë punën. Po e deshët karrocën tako shkoni mbas tifozllikut dhe thojini vetes ca i bëmë vetes, po e deshët që karroca të ecë para kalë më të mirë se ky nuk keni. Këtë ua thotë kryekali i Shqipërisë. Ua hënsha zemrën të gjithëve”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *