Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në Kavajë në mbylljen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.
Ai u shpreh se gjatë këtyre javëve demokratët kanë denoncuar një prej aferave më të mëdha se si socialistët abuzojnë me fondet e tërmetit.
“Në çdo fshat dhe njësi administrative ju keni treguar që jeni njerëz të lirë dhe të pamposhtur. Ju i keni treguar vendin regjimit. Në këto javë ne kemi denoncuar një prej aferave më të mëdha. E keni dëggjuar kryeministrin se si thotë që po i ndërtojmë qytetarët me rindërtimin. Rindërtimi është një aferë se si paratë shkojnë në xhepat e PS.
E patë si kryesekseri i bashkisë, Rudi Dyrmishi me vilë katër kate kishte marrë dy apartamente në emër të familjarëve të vet ndërkohë që atyre që u janë prishut shtëpitë nha tërmeti u thjotë që duhet të paguajnë para. Do i ndajë Finsik Qosja, do ia heqim hajdutëve. Reagimi i PS dhe Bashkisë së Kavajës ishte përtej çdo imagjinate.
Thanë nuk i kanë dhënë apartamente vetëm atij por gjithë Partisë Socialiste. Edhe për këtë arsye masivisht duhet të dalim në votim. Sondazhi para dy ditëve na sjell në bashkinë e Kavajës më shumë se 2 mijë vota dhe duhet të thellojmë diferencën. Kavajën nuk e mposht dot. Dua ta mbyll që gjatë gjithë fushatës, ne kemi qenë me program ata me dyuar në xhepa, ne takime, ata me thasë me para”, tha Salianji.