Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shtyrë me dy orë. Në të do të vulosen përfundimisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Mbledhja ishte planifikuar të niste në orën 17:00. Por, ajo është shtyrë me dy orë të tjera për shkak të agjendës së kreut të partisë, njëkohësisht, kryeministrit të vendit Edi Rama.
Thelbi i mbledhjes është vendosja përfundimtare e 61 kandidatëve për kryetarë bashkie. Megjithatë kjo mbledhje është vetëm formale, pasi kandidaturat janë diskutuar vazhdimisht në mbledhjet dhe takimet e kaluara.