Zgjedhjet lokale/ Sot, afati i fundit i regjistrimit të partive në KQZ

Dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ato lokale të 14 majit. Deri më tani 34 parti kanë dërguar kërkesën për regjistrim, ndër to edhe Partia Socialiste dhe ajo e Lirisë.

Dy ‘grupimet’ e Partisë Demokratike që do të dërgojnë kërkesën për t’u regjistruar për garën e 14 Majit. Por, mbetet për t’u parë se cila forcë do të njihet nga KQZ-ja.

Nga selia blu raportohet se sot pritet që Enkelejd Alibeaj të depozitojë në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD. Deri më tani Alibeaj ka prezantuar rreth 13 kandidatë.

Afati për kandidatët është deri më 26 Mars ndërsa ai për regjistrimin e koalicioneve është 16 Marsi.

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha mbrëmjen e djeshme depozitoi kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale. Në Këshillin Kombëtar u vendos që në zgjedhjet lokale ata të shkonin me koalicion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *