Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën kur do të shqyrtohet padia e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Data është vendosur më 23 qershor, ku togat e zeza të institucionit më të lartë të drejtësisë në vend do të japin vendimin.
Zgjedhjet e 30 qershorit, u bojkotuan nga ana e opozitës së bashkuar, duke lënë Partinë Socialiste të vetme në garë, e sfiduar nga vetëm disa kandidatë të Bindjes Demokratike të Astir Patozit. Ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike.
Ademi nuk mori pjesë në garë, por zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës u fituan nga kandidati socialist Valdrin Pjetri, i cili u “dogj” më pas nga formulari i dekriminalizimit. Vetë kreu i shtetit, Ilir Meta i konsideroi zgjedhjet të paligjshme duke lëshuar një tjetër mandat për zhvillimin e tyre, ndërsa zgjodhi datën 13 tetor për të rizhvilluar zgjedhjet, por asnjë parti nuk u anagazhua për të marrë pjesë në to.