LSA realizuar një vëzhgim në Tiranë, kur disa zona të kryeqytetit është mbushur me postera dhe “billborde”, ky duket kryeministri Edi Rama me sloganin “Vetëm përpara”. Ndërkohë që në të njëjtin poster janë dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta “vetëm mbrapa”.
Edhe pse janë zgjedhje për pushtetin vendor, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta përqendroje fushatën tek imazhi i tij dhe jo tek kandidatët specifik. Nuk dihet nëse këto shpenzime të shumta do raportohen në KQZ. Kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dorian Teliti, është shprehur se PS po i cilëson këto zgjedhje lokale si zgjedhje politike.
Rama tha se fushata do të bëhej pa kosto, posterat me fytyrën e tij janë vendosur në çdo stacion autobusi. Ai shtoi se opozita do të vijojë takimet derë më derë me qytetarët, për t’i prezantuar programin elektoral dhe për t’i kërkuar votën në 14 maj.
“Ishte një gjetje, nuk përdoren paratë e fushatës për të mbjellë pemë. Nëse 1.8 miliardë euro nuk mjaftojnë për mbjellje pemësh… Në ato pak raste që ti shikon Erion Veliajn të dalë, e shikon të dalë me 30 ‘badyguard’. Edhe ne kur kemi bërë fushatë në 2013 nuk e kishim të thjeshtë të dilnim në fushatë”, tha Teliti.