Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale.
Veliaj tha se objektiv i Partisë Socialiste është që të fitojë 5 bashki, në qarkun e Tiranës.
Sakaq shtoi se PS ka punuar fort gjatë gjithë kohës, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto kohë.
“Objektivi për t’i fituar 5 bashkitë në këtë zgjedhje, në qarkun e Tiranës. Kamza është shumë herë më e pastër, sot me rindërtimin, me shkollat e reja, rrugët moderne, kemi kaluar nja një kryetar i bashkisë së Kamzës që vë tabela me emra presidentëve, në një kryrebashkiak që bën rrugën. Kavaja ka pasur një nga sezonet turistike më të shkëlqyera, në hotelet e Golemit, kanë bërë një punë të shkëlqyer, për Tiranën dhe ata që e shajnë iu është rritur vlera e shtëpisë. Kemi punuar me kokën lart dhe mund t’iu kërkojmë mbështetjen”, tha Veliaj.