Ka përfunduar pasditen e sotme mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Para mediave ka folur Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknur, i cili ka thënën se, PS është gati për të fituar të gjitha bashkitë.
“Janë figura të pastra politike. Jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje me kandidaturat tona më të mirë dhe pse jo të fitojmë. Është një moment i mirë t’i marrim të 6 bashkitë”,- tha Gjiknuri.
Ulsi Manja nga ana tjetër, ka treguar se, kandidati për Bashkinë e Dibrës është Rahim Spahiu.
Veliaj ka konfirmuar se, në Bashkinë e Vorës do të jetë kandidat, Blerim Fushera, kurse në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla.
Ndërkohë që Taulant Balla, ka dalë para mediave por ende nuk konfirmoi asnjë emër për kandidatët, teksa u shpreh se, kjo pritet të vendoset nga lushnjarët që do të vendosin për të.
/Priza.al/