Brigitte Macron është gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron, por edhe ajo nuk e di nëse bashkëshorti i saj do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të prillit.
‘Kam dëgjuar se ai dëshiron të kandidojë, por si ju, edhe unë jam duke pritur për vendimin e tij’- tha zonja e parë.
Presidenti francez nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar sërish në detyrë. Por ashtu si shumë krerë të shtetit para tij, ai qëllimisht po e vonon nisjen e kësaj sfide në mënyrë që të minimizojë rreziqet që mund të mbart fushata.
Macron, lideri më i ri në historinë e Francës shihet si favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, konservatorja Valerie Pecresse përbën një rrezik real për 44-vjeçarin për shkak të popullaritetit në rritje.
Lidhja e çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes në Francë dhe jo vetëm. Romanca e tyre lindi në shkollë drame ku ai ishte vetëm 15 vjeç dhe ajo 25 vite më e madhe. Brigitte ishte mësuesja e tij kur ai ishte adoleshent. Macron u martua me të në 2007 pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc.
/Priza.al/