Zgjedhjet në FRPD/ Basha përgjigje ndaj akuzave: Janë sajesa, askush nuk e pengon PD-në që të zbatojë statutin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me akuzat se vendimi për zgjedhjet në strukturat drejtuese të Forumit Rinor të PD-së, vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi, deklaroi pjesëmarrjen në “Foltoren” e ish-kryeministrit Berisha.

Kryedemokrati i ka cilësuar këto deduksione si sajesa të fabrikuara për interesa personale dhe ka cilësuar se mandati i kreut të FRPD-së ka mbaruar përpara dy vitesh dhe të rinjtë e Partisë Demokratike do të zgjedhin kreun e ri sipas formulës një anëtarë një votë.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Ne kemi shumë sfida përpara por asgjë s’mund të pengojë PD-në që të zbatojë normat statutore të demokracisë, aq më pak interesat personale”, theksoi Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *