Pas takimit me kryedemokratin Basha në selinë e Partisë Demokratike, e caktuara e grupit të punës për zgjedhjet në FRPD, Oriola Nebiaj, ka folur mbi procesin zgjedhor që pritet të përfshijë këtë organizatë.
Nebiaj ka bërë me dije se kryetari aktual i FRPD si dhe e gjithë kryesia e këtij forumi do ti nënshtrohen një procesi votimi pasi nuk janë legjitime.
Sipas saj kjo gjë nuk do të ndodhë për interesa personale por për të zgjedhur një kryetar gjithëpërfshirës në interes të përfaqësimit të të rinjëve demokratë.
Deklarata e Nebiajt:
“Nuk kemi një datë për t’iu dhënë. besoj se do të kemi një njoftim të mëvonshëm për kandidatiët që do të marrin pjesë dhe procesin që do të zhvillohet. Partia Demokratike ka një statut të sajin nga e cila derivon dhe statuti i FRPD, e cila është një organizatë partnere në mbështeteje të funksionit të Partisë Demokratike. Padiskutim që këto janë pretendime, të gjitha mandatet kanë kaluar dhe Forumi Rinor nuk ka një kryetar legjitim dhe një kryesie legjitime. Kështu që është e nevojshme një proces zgjedhor, që madje duhet të ishte bërë. Jemi gati të realizojmë një proces të bukur që nuk mandaton një kryetar për interesat e veta por për interesa gjithëpërfshirëse”, tha Nebiaj.
/Priza.al/