Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.
Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.
Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.
Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.
Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.