Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras telefonoi presidentin e ND-së, Kyriakos Mitsotakis për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e 2023. Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mitsotakis dhe e ka uruar atë për fitoren e zgjedhjeve.
Telefonata mes tyre zgjati disa minuta. Diferenca mes Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s pritet të kalojë 20%. Deri më tani janë numëruar rreth 75% të votave në Greqi. ND mbledh një përqindje prej 40.82%.
Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11,78%, e ndjekur nga KKE me 7,1% dhe Zgjidhja Helenike me 4,49%.