Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Liberale përmes një reagimi në Facebook ka denoncuar qeverinë për mohuar të drejtën e votës për 6,157 qytetarë në Himarë, duke i penguar ata me pretekstin e skadimit të dokumenteve të identifikimit.
Blushi akuzon qeverinë për manipulim zgjedhor dhe përdorim të parave të pista për blerjen e votave. Ai kërkon që institucionet ndërkombëtare të reagojnë dhe bën thirrje për pjesëmarrje masive në votime për të mbrojtur të drejtën e votës.
“Mohimi i së drejtës kushtetuese të votimit për 6157 qytetarë të Himarës, me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara, është pjesë e operacionit mafioz të Edi Ramës për të tjetërsuar me dhunë shtetërore dhe manipuluar me çdo mënyrë vullnetin e himariotëve”, shprehet Blushi.