Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime deri në ora 11:00 është 8,24 përqind

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale të Kosovës deri në orën 11:00 është 8.24%. Kjo gjë është bërë e ditur nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë, ndërkohë që pjesëmarrja më e lartë e votuesve është në Mitrovicë, ku kanë votuar rreth 30% të qytetarëve.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra. Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364. Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *