Isabel Díaz Ayuso e Partisë Popullore (Pp) konfirmon triumfin e saj në zgjedhjet administrative për rajonin e Madridit. Fletëvotimet janë praktikisht të përfunduara, por mungojnë akoma 4 vende nga shumica absolute dhe grupi i ekstremit të djathtë Vox mbetet vendimtar për t’a lejuar të qeverisë.
Partia Socialiste regjistron rënien e 13 posteve, krahasuar me 2019 me 98% të votave të numëruara.
Para votimit, shumë vëzhgues argumentuan se këto zgjedhje lokale do të sillnin tronditje politike në të gjithë vendin. ‘Tërmeti politik’ në Madrid tregon tashmë pengesat e para me Pablo Iglesias, udhëheqësin e Podemos dhe ish nënkryeministrin, i cili njoftoi daljen e tij nga politika aktive në mbrëmje.
Burimi i lajmit: Ansa. Përshtati: Priza.al