Qytetarët e Malit të Zi janë duke mbajtur sot raundin e dytë të votimeve për zgjedhjen e presidentit të të vendit. Në garë për këtë post janë dy kandidatë me peshë politike në vend si Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç.
Mirëpo, këtij të fundit gjatë momentit të votimit i ndodhi një e papritur. Milatoviç kishte shkuar për të votuar në qendrën e tij të votimit në Podgoricë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por kishte harruar kartën e identitetit.
Ai kur e kuptoi se nuk e kishte iu desh të kthehet në banesën e tij, për ta marrë dhe për t’u kthyer sërish në qendrën e votimit, ku ka votuar. Milatoviç u tha gazetarëve të mbledhur se kështu ndodh kur ndërroni kostumin në momentin e fundit.