Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi në emër të Qeverisë se ndihet i lumtur dhe krenar për mënyrën sesi u mbajtën ditën e djeshme zgjedhjet Presidenciale në Malin e Zi.
“Dje ishte si në vendet e Evropës Perëndimore. Mendoj se është diçka që duhet t’i shërbejë nderit të të gjithëve” – tha Abazoviç në seancën e sotme të Qeverisë.
Për këtë, Kryeministri i Malit të Zi thotë se kanë kontribuar të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor me mesazhe shumë pajtuese.
“Fokusi nuk është më tek e kaluara, por tek progresi. Unë e konsideroj një progres të madh në krahasim me periudhën e mëparshme. Të gjitha ato frikëra që ekzistonin më parë po zhduken dalëngadalë.
Ajo fazë do të thotë të thyesh monopolet politike, frikën politike, të thyesh historinë se dikush do të na vjedhë diçka, do ta çojë shtetin në një vend tjetër, se do të kthehen disa struktura kriminale…” – u shpreh kreu i qeverisë.
Ai bëri të ditur qëndrimin e tij politik në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: “Mendoj se Mali i Zi duhet të marrë një president të ri dhe do ta ketë një të tillë”.