Procesi i votimi dhe i numërimit për zgjedhjen e kreut të PD në Mallakastër ka përfunduar.
Ky proces votimi ishte thirrur nga komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektoralë të Partisë Demokratike. Fitues në këto zgjedhje ka dalë Resmi Shanaj.
Shanaj ka marrë 277, ndërsa Astrit Xhafaj mori 80 vota. 12 vota u shpallën të pavlefshme. Qendra e votimit, e vendosur në mjediset kinemasë së qytetit të Ballshit u hap në orën 09:00 dhe u mbyll në orën 18:00.