Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në mbledhjen me grupin parlamentar tha se me zgjedhjen e kreut te ri të SPAK, është rrëzuar dhe besimi i qytetarëve në drejtësi.
Boçi tha se frika ka kapluar institucionet më supreme dhe në vend rrezikohet të vendoset një formë rrëgjimi, kryesisht ndaj votës së lirë.
“Me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, rrëzoi dhe atë pak besim që publiku ka pasur te reforma në drejtësi. Votimi i hapur tregoi qartazi se frika ndaj votës së fshehtë dhe votës së lirë, ka kapluar dhe institucionin suprem që duhet të merret me korrupsionin e votës. Ndaj kjo tregon dhe një herë se projekti për të instaluar regjimin në Shqipëri është real ndaj këtij fakti duhet reagim, politik dhe publik”, tha ai.