Zgjedhjet në Turqi/ Qytetarët shkojnë për të votuar me barela, e bombola oksigjeni

Pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe.

Mediat raportojnë se që nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra.

Pamjet nga qendrat e votimit konfirmojnë parashikimet për këtë vit pasi mund të shihen qytetarë në karrige me rrota apo me barela që paraqiten për të mbështetur një nga dy kandidatët.

Mes atyre që kanë votuar sot është edhe 112-vjeçarja Gulu Dogan, gruaja më e moshuar në Detin e Zi, e cila refuzoi të votonte përmes aplikacionit në celular dhe u paraqit për ta hedhur vetë votën e saj në kuti.

Një tjetër grua është fotografuar teksa i drejtohej qendrës së votimit, e shoqëruar nga djali i saj i cili mbante një bombol oksigjeni në dorë.

Kurse një 84-vjeçar në Bursa u dërgua në qendrën e tij të votimit me ambulancë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *