Zgjedhjet në veri të Kosovës, Policia: Nëse ka parregulltësi na njoftoni

Policia e Kosovës është deklaruar për zbatimin e planit policor në menaxhimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Sot në ditën e zgjedhjeve, autoritetet njoftojnë se janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në rast të ndonjë parregullësie që mund të shfaqet gjatë procesit zgjedhor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.

Synimi i PK-së si çdo herë mbetet, që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend. Po ashtu vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *