Kryeministri Edi Rama e ka mëse të qartë emrin e parë të kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Burime të sigurta bëjnë të ditur se socialistët do të kandidojnë në qarkur e e Durrësit, Emirjana Sakon.
Gjithashtu mësohet se pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PS në Durrës për të prezantuar kandidaten Sako.
Aktualisht, Emirjana Sako është kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Rikujtojmë se Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës dhe mesa duket e ka bindur plotësisht kryeministrin për këtë vendim.
Bashkia është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019, pasi kryebashkiakja Valbona Sako, dha dorëheqjen vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.
/Priza.al/