Zgjedhjet/ OSBE-ODHIR nxjerr raportin e parë, Glover: Ishin konkuruese

Një ditë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve vendore, Misioni i OSBE-ODIHR përmes përfaqësueve të saj i ka vlerësuar zgjedhjet e 14 majit se përgjithësisht ishin të mirëorganizuara. Në një kohë ku para dhe gjatë fushatës pati denoncime të vazhdueshme për parregullsi të procesit zgjedhor, sipas Glover kandidatët bënë fushatë lirisht. Ajo theksoi më tej se dita e zgjedhjeve ishte paqësore ndërkohë që ndërhyrjet partiake e tensionuan situatën shpesh në konflikte fizike.

“Pra ishim 250 veta vëzhgues për  zgjedhjet e 14 majit. Në përputhje me metodologjinë tonë ne kemi ardhur pa axhendë fikse dhe kemi lënë faktet të flasin vetë. U morën pak në konsideratë zgjedhësit. Ekziston një besim në listën zgjedhore, megjithatë 40% e votuesve ndodhen jashtë vendit. K 92 komisione të administrimit zgjedhor. Krijimi i tyre ishte problematik. Fushata ka qenë paqësore megjithëse sulmeve nga liderët e partive politike që ishin të rënda. Përveç disa tubimeve, fushata ishte e qetë. Kandidatët s’kanë patur debate por kanë përdorur rrjete sociale. Lidhja e mediave me forcat politikë shkakton lidhje të drejtpërdrejtë të vijave editoriale dhe nuk rezulton me një burim konkret informues. Ka patur sulme ndaj gazetarëve. Mediat s’kanë bërë raportime për zgjedhjet. Kemi qenë të shqetësuar për akseueshëmirsë të vendeve ku mund të votojnë personat me aftësi të kufizuara. Jemi  duke analizuar votimin elektronik. Mendoj se ekziston një aspekt tjetër që ne duhet t’i hedhim jë vështrim. Zgjedhësit, për ketë mbahen zgjedhjet. Fatkeqësisht fushatat u përqendruan në politikën në partitë kombëtare dhe jo në çështjet e rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme. Veçanërisht jashtë Tiranës. Kjo kufizoi zgjedhësit të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor.”- tha Glover.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *