Edit Harxhi ka reaguar ndaj procesit të zgjedhjes se kreut për Partinë Demokratike.
Ajo thotë se Bujar Nishani mezi e priste rikthimin e Berishës në krye të PD.
Gjithashtu shprehet se Grupi parlamentar akoma nuk ka dakordësi dhe se PD është e ndarë në 3 palë.
Harxhi: Ai mezi e priste rikthimin e doktorit në krye të PD. Mendonte se Berisha mund të bënte bashkimin e PD në këto momente. Grupi parlamentar akoma nuk ka dakortësi. Janë ndarë në tre palë. Në terren unë e shoh më të arritur. Mendoj që ka qenë proces jo i lehtë, por i bazuar në votë. Për herë të parë ne kemi kthyer institucionin e votës. Sa i përket kryesisë, numërimi ka qenë i hapur, ka pasur lobime dhe orientim të votës, që disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Jam e lumtur që jam fituese, por ishte votë e pastër se unë nuk kam bërë lobim. Lobimi në atë formë siç doli rezultati në fund fare, mund të ketë influencuar votën e lirë. Nuk e kam për emra specifik.