Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi ka zhvilluar një takim me anëtarë të Partisë Demokratike në Fier, të cilëve u ka folur mbi programin e tij nëqoftëse zgjidhet në postin e kryetarit.
I pranishëm në atë takim ka qenë edhe deputeti i PD, Luan Boçi.
Elezi theksoi se Berisha me këtë lloj organizimi ku po krijoheshin grupime të ndryshme nuk po shkonte gjëkundi, dhe se nuk do të arrinte të rrëzonte Ramën nga pushteti.
“Me këtë turmë që ka marrë Sali Berisha dhe me këtë ushtri të shpërndarë që pondërton vetëm po gënjejmë veten sërish. Mua më vjen shumë keq ta them por ne nuk arrijmë dot ta tundim Edi Ramën me themele kur në fakt ky ifundit është i shkundur nga pakënaqësitë që ka shkaktuar mes njerëzve. Nuk e duan me njerëzit atë.
Sa i përket temës së konservatorizmit. Që të jesh konservator duhet të duash tranditat e vendit, siç ne kemi traditë kuvendimin. Te kjo e konservatorizmit, unë e di se doktori nuk është konservator edhe nuk jam shqetësu shumë, por unë nuk mund t’i them tani, ose do të na thuash jam konservator ose na thuaj që nuk jam. Konservatorët kanë një rregull, nuk fantazojnë kot. Ata e dinë se nuk bëhen dot plane me njerëzit. Komunizmi bëri plane me njerëzit, por dështoi”– u shpreh Elezi.