Zgjedhjet për kreun e PD-së, Berisha dhe Elezi nesër “kokë me kokë” në Lezhë

Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike vazhdojë fushatën e tyre nëpër qytetet e vendit.

Është bërë publike edhe axhenda e ditës së tretës, ku Sali Berisha do të jetë në Shkodër dhe Lezhë, ndërsa Ibsen Elezi në Kurbin, Mirditë dhe Lezhë.

AXHENDA:

Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kurbin

Ora 12.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Mirditë

Ora 18.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 17.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 18.30 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Shkodër

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *