Pas 4 orëve nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të PD, Albana Vokshi ka dalë në deklaratë për mediat.
Ajo ka thënë se procesi vijon normalisht dhe se deri në orën 11:00 kanë votuar në 108 qëndra votimi për kreun e ri të PD 1402 anëtarë.
“14012 anëtarë të PD-së që kanë votuar deri në orën 11:00”
Shkodër 1287
Lezhë 830
Kukës 1081
Dibër
Durrës 1005
Tiranë 3694
Elbasan 1990
Berat 460
Korçë 1200
Fier
Vlorë 570
“Komisioni ka qenë në punë deri në orët e para të mëngjesit. Deri pas mesnate kemi pritur kërkesa nga kandidatët.
Procesi ka qenë shumë i qetë deri tani.
Parimi ynë, t’i jepet e drejta çdo demokrati. Arsyeja pse kemi vendosur të përdorim listat e 2019, sepse ishin më të plotat. Nuk kemi dashur të ndodhë ajo që ka ndodhur herët e tjera, nëse kryetarit nuk i pëlqen t’i hiqet emri nga lista. Më mirë kemi preferuar të mbajmë listat e fryra, që kushdo që paraqitet në qendrën e votimit, të ketë të drejtën të votojë.
Z. Elezi, përfaqësuesi i tij që në momentin që është regjistruar si kandidat ka pasur akses të plotë te listat. Në database të partisë ka dhe të dhëna personale, pasi kanë firmosur një deklaratë, kanë pasur akses të plotë”, deklaroi Vokshi.
Ajo tha më tej se votat do të numërohen në çdo qendër votimi. Sipas saj, rezultati do të dalë shumë shpejt.
Duke qenë se sot është një nga ditët më të rëndësishme jo vetëm për PD-në, por dhe për Shqipërinë, doja të ftoja të gjithë anëtarët të dalin për të votuar.