Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka bërë publike pjesëmarrjen në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 13.00.
KOKOE njofton se sipas qarqeve pjesëmarrja deri më tani është 24 165 anëtarë.
Sipas komisionit, procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.
Sakaq, ky i fundit fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.