Mëngjesin e kësaj të marte ka nisur procesi i votimit për kryetarin e degës së PD-së në Bulqizë.
Sakaq, pritet që të votojnë rreth 2200 votues, si dhe procesi ka nisur në orën 8-00 të mëngjesit ku po vijon me një pjesëmarrje të lartë.
Ndërkohë në garë për kryetar janë Shaqir Manjani dhe Fatos Hoxha, ndërsa njëri prej kandidatëve Defrim Fiku i cili ishte dhe kryetari aktual është tërhequr ditën e djeshme.
Kujtojmë se zgjedhjet filluan të mbaheshin ditën e dielë, por pas mosmarrëveshjeve mes kandidatëve dhe votuesve, procesi u shty për të rinisur sot.