Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD në Mirditë.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike bëjnë me dije se fitues është shpallur Albert Mëlyshi me 56% të votave.
Mustafa Pashja është zgjedhur kryetari i ri i degës së Partisë Demokratike në Peqin. Mësohet se nga zgjedhjet e sotme Pashja ka marrë 50.6% të votave./Priza.al