Sot do të mblidhet në orën 18:00 Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit.
Njoftimi i PD:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi