Zgjedhjet për presidentin/ Balla: Marrëveshja do të respektohet, nuk marrim parasysh kandidat nga Berisha

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi gjatë një konference me gazetarët se mazhoranca mbetet e hapur që të diskutoje emrat e propozuar nga opozita për raundin e dytë dhe të tretë, nëse do të ketë një të tillë. Ai theskoi se përjashtim do të bëjnë vetëm kandidatët që do të mbeshteten nga firma e Berishës, të cilët nuk do të merren në konsideratë.

Edhe nëse PD vendos sot që nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi, raundi i tretë do të jetë në datën 30. Kujtoj që kjo është kërkesë e opozitës. Nëse arrijmë të bëjmë bashkë të gjithë deputetët e opozitës, përveç firmës së njërit, pra nëse për një nga kandidatët ndodhet firma e Sali Berishës ne nuk e diskutojmë. Unë besoj se procesi që kemi nisur edhe në grupet e tjera parlamentare duhet marrë në konsideratë përpjekja e tyre për të dalë me një kandidat të përbashkët. Unë në fund të kësaj jave që filloi, ditën e hënë meqë është java amerikane, java e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA, jam shumë krenar që Kuvendi i Shqipërisë organizoi një konferencë me një personalitet të rëndësishëm siç është zoti Pompeu, i cili është dhe një kandidat potencial për zgjedhjet për president në vitin 2024. Unë mendoj se SHBA-të meritojnë respektim më të thellë të popullit shqiptar”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *