Ditën e sotme në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presicenciale. Sipas mediave të huaja, nga 66.65 % të votave të numëruara deri më tani, Erdogan është përpara me 54.78 %, ndërsa Kilindaroglu merr 45.22 % të votave.
Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.
Vendet ndahen si më poshtë:
323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit
212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener
65 vende për partitë më të vogla të majta.