Në 8 këshilla bashkiakë nuk ka përfunduar ende procesi i numërimit të fletëve të votimit.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka fituar tashmë në 48 këshilla bashkiakë ku numërimi është mbyllur dhe kryeson në 6 të tjerë me një diferencë të thellë, duke konfirmuar, ndonëse jo përfundimisht drejtimin në 54 këshilla.
Në vend të dytë nga forcat politike renditet Partia Social Demokrate e Tom Doshit e cila ka fituar dy këshilla bashkiakë (Vau i Dejës dhe Pukë) ku ka përfunduar tashmë numërimi dhe kryeson në Malësinë e Madhe.
Në katër këshilla bashkiakë (tre prej të cilave ka përfunduar numërimi) ka barazim votash.