Zgjedhjet, Rama kritika opozitës: Kundërshtarët tanë janë problemet që duhen zgjidhur

Rama ka mbledhur kryesinë e PS në selinë rozë, ku fokusi kryesor ishin zgjedhjet, analizë për sondazhet e deritanishme dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 maj. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se “kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që kanë çdo bashki”.

“Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që kanë çdo bashki. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim nga një kthesë e madhe e fortë në raportin ekonomik.

Jemi në një moment ku kemi nisur rritjen më të lartë të pagave në 3 dekada. Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë. Këto fakte flasin për një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe për të shkuar para.

Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverie qendrore dhe vendore, patjetër kanë një komponent tjetër që nuk mund ta fshehim, se po ta fshinin do ishim njësoj sikur struci kur fut kokën në rërë, më 14 maj njerëzit duhet të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë, që është të qëndrosh në krah të aleancave strategjike.” tha Rama.

Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *