Zgjedhjet/ Shehu: Policët po u bëjnë presion qytetarëve në Gjirokastër, keqpërdoret administrata

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka deklaruar se në Gjirokastër, Partia Socailiste po keqpërdor strukturat e shtetit dhe policia u bën presion qytetarëve.

Në një intervistë për mediat, ligjvënësi demokrat u shpreh se njerëzit janë detyruar të bëjnë Like në postim në Facebook dhe janë nën kontroll.

Ndërsaa theksoi se “ka keqpërdorim të administratës shtetërore, i arsimtareve i mjekëve, që të bëhen pjesë me dhunë e fushatës elektorale të PS-së.”

“Ka nisur një fushatë elektorale. Ka një tendencë për të përdorur të gjitha mekanizmat shtetërore. Policia e Shtetit po keqpërdoret. Strukturat e policisë po bëjnë presion. Policët po kapin shumë njerëz për të bërë presion. Ka keqpërdorim të administratës shtetërore, i arsimtareve i mjekëve, që të bëhen pjesë me dhunë e fushatës elektorale të PS-së. I kontrollojnë dhe ‘liket’ që bëjnë në FB. Janë të detyruar që t’i bëjnë ‘like’. Bashkitë dominohen nga keqpërdorimi i fondeve. Mungesa e zhvillimit pozitiv, i programeve, ka shkaktuar shkatërrim të sistemit shëndetësor, apo sektorë të tjerë. Është dëmtuar rëndë dhe margaritari i Gjirokastrës, që është universiteti. Zullumi ka arritur kulmin. Ne përballë kemi kandidatë të mirë. Ajo që ndodhi në qarkun e Gjirokastrës këto kohë i ka dhënë fuqi më shumë PD-së, apo siç ishte dhe vizita e Berishës në këtë qark. PS-ja është mësuar që të mos japë asnjë llogari dhe ndaj fshihen pas disa pemëve. Kjo është farsë! Ata mbështeten pas disa fjalëve që thyejnë etikën dhe nuk japin shpjegime për asgjë. Nga Gjirokastra po ikin të gjithë. Pse është katandisur kështu Shqipëria? Ata fshihen pas lopatave dhe fidanëve. Në Këlcyrë nën drejtori i Policisë po punon për maxhorancën. Tani ma thanë kolegët e mi. Kap njerëz, i bën presion. S’do të nxjerr automatik, por bën presion. Po bëjnë tension ndaj elektoratit gri”, tha Shehu.News 24.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *