Zgjedhjet/ Vasili publikon dokumentet: Votime me dhjetëra herë nga i njëjti person

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ disa dokumente, të cilat sipas tij, janë fakte rreth asaj që Vasili e quan ‘masakra e 25 prillit’. Ai thekson se Berati e Gjirokastra janë dëshmitë që fundosin 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes.

Postimi i Vasilit:

Fakte te reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht!
Berati dhe Gjiirokastra deshmite, qe fundosin perfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes qe ka qene e tille ne gjithe teritorin.
Dokumente te reja asgjesojne plotesisht dhe rrezojne teresisht 25 prillin.
Votime me dhjetra here nga nje person ne Gjirokaster dhe ne Berat.
Ne Berat ne Q.V 3446, mungon Raporti PEI, citohet qe kane nenshkruar 324 zgjedhes, por nuk vendoset ne dispozicion lista e zgjedhesve, nderkohe ne kuti ka 327 vota, pra ka me shume flete votimi se sa votues te pretenduar!
KAS eshte balle per perballe me ligjin dhe dokumentet flasin vete, cdo devijim nga drejtesia e con vete KAS perpara drejtesise.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *